Përshkrimi
Jastëku ortopedik është krijuar posaçërisht për të ndihmuar personat që vuajnë nga dhimbjet e qafës, drejtimi i shtyllës cervikale apo hernia cervikale.
Dizajni i tij ergonomik ofron mbështetje të plotë për qafën dhe shpatullat, duke ruajtur pozicionin natyral të shtyllës kurrizore gjatë gjumit.
Materiali viskoelastik (memory foam) përshtatet me formën e kokës dhe qafës, duke shpërndarë presionin në mënyrë të barabartë dhe duke parandaluar ngurtësimin ose tensionin muskulor.
Ky jastëk ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, relaksimin e muskujve dhe siguron një pozicion të shëndetshëm të gjumit për gjumë të thellë e cilësor.
Mbulesa e jashtme është e butë, antibakteriale dhe e ajrosshme, e cila lejon qarkullim të vazhdueshëm të ajrit dhe ruan freskinë gjatë gjithë natës.
E lehtë për t’u hequr dhe larë, mbulesa mbron jastëkun nga pluhuri dhe bakteriet.
Ky jastëk është i përshtatshëm për:
-
Personat me dhimbje të qafës ose shpinës së sipërme
-
Ata që vuajnë nga drejtimi cervikal
-
Personat që dëshirojnë qëndrim korrekt të qafës dhe shpatullave gjatë gjumit
Përfitimet kryesore:
-
Redukton dhimbjet e qafës dhe shpatullave
-
Parandalon drejtimin e shtyllës cervikale
-
Mbështetje ergonomike për gjumë të rehatshëm
-
Material memory foam që përshtatet me trupin
-
Mbulesë e frymëmarrshme dhe antibakteriale
Materiali: Memory Foam
Përmasat: 50 × 30
Mbulesa: Tekstil i butë, i lëvizshëm dhe i larë
Përdorimi: për gjumë, relaksim dhe terapi cervikale

